Forcat speciale kryen operacione të ndryshme në stërvitjen e përbashkët ushtarake që zhvillohet në shkallë të gjerë në Azerbajxhan nga forcat ajrore dhe tokësore të Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, forcat speciale u zbritën në terren me helikopterë sipas skenarit.

Në kuadër të stërvitjes, forcat speciale morën nën konrtoll objektivat duke kryer operacione ndaj objekteve strategjike dhe ushatarake nën kushte të vështira të terrenit.