Pas Shqipërisë, sipas mediave lokale në Shkup, do kemi myfti të ri edhe në Maqedoninë e Veriut.

Gjykata themelore Shkup 2 ka pranuar kërkesën që reis i ri i Bashkësisë Fetare Islame të jetë Skender Buzaku, kurse vendimi duhet të shpallet nesër (e mërkurë) në Gazetën Zyrtare.

Në vendim thuhet se pranohet kërkesa që Buzaku të emërohet reis i ri i Shoqates se Personave Fizikë Bashkësia Fetare Islame me adresë “Çairska 1000”. Orëve në vijim presim sqarim nëse bëhet fjalë për vendim fuqiplotë dhe për të njëjtën BFI.

Sipas informacioneve jo-zyrtare, udhëheqësia e re është brenda selisë së BFI-së, kurse forca të shumta policore ndodhen përballë Selisë së Myftinisë.

Sulejman Rexhepi nuk ka dalë me ndonjë deklaratë për shkarkimin ose jo të tij.

Kjo nuk është hera e parë që grupe të caktuara mundohet ta shkarkojnë Rexhepin, por deri tani ai ka arritur të qëndrojë në krye të muslimanëve në Maqedoni./Foldrejt.com