Financial Times: Europa në krizë demografike, shqiptarët të parët për emigrim

Shqiptarët dhe ballkanasit tjerë largohen drejt Europës dhe SHBA, kurse gjermanët largohen drejt Zvicrës dhe vendeve ekzotike. Por nëse ka diçka që i bashkon të gjithë europianët, është zvogëlimi rapid i lindjeve duke sjellur një krizë demografike në kontinentin e vjetër, që tashmë më së miri i shkon për shtati epiteti – kontinenti plak.

“Europa ka fertilitetin më të ulët në botë dhe është rajoni me popullatën më të plakur të botës. Mosha mesatare në Europë është 43.12 vjet,” shkruan prestigjiozja britanike Financial Tiumes, përkthen ekskluzivisht në shqip foldrejt.com. “Pas Europës vjen Amerika e Veriut (SHBA dhe Kanada) me moshë mesatare 41 vjet, ndjekur nga Amerika Latine, Azia dhe Oqeania 38 vjet, kurse popullata më e re është ajo afrikane me moshë mesatare 23 vjet.” 

Pra sipas këtij trendi, më të shumtë në numër, pas disa dekadash, do jenë të zinjtë.

Problemet në Europë do fillojnë të shfaqen nga 2021, ku në 2035 pritet të ketë 50 milionë banorë më pak të aftë për punë. Përndryshe, në 2035 çdo i katërti banor në Europë do jetë mbi 65 vjet, i paaftë për punë, dhe që do shtojë ndjeshëm harxhimet e shteteve europiane rreth pensioneve dhe shëndetësisë. Për krahasim, në 1950, kur Europa filloi të ishte vërtet kryeqendra e botës, një në trembëdhjetë persona ishte mbi 65 vjet. Pra europianët në vend që të kenë frikë për resurset botërore, duhet të kenë frikë për shtimin e harxhimeve ndaj fondeve të pensioneve dhe shëndetësisë.

Fertiliteti që po zhduk racën e bardhë europiane

Fertiliteti për grua është 1.37 në Europën jugore, shumë larg përqindjes riprodhuese prej 2.1. Kjo ka ardhur si pasojë e barabarësisë në tregun e punës mes gruas dhe burrit dhe politikave jo miqësore familjare, ku çifteve të reja ua kanë shtuar frikën për lindjen e fëmijëve. 

Për të kuptuar më mirë këtë të fundit, vlen të theksohet se Franca dhe Suedia, ku politikat familjare janë më miqësore, lindjen janë rreth 2.0 për grua, shumë pranë 2.1; kurse në vendet tjera europiane ku pushimet pas lindjes dhe sektori privat është mjaft i ashpër ndaj punës, lindjet janë shumë herë më të ulta.

Largimi një problem tjetër për Europën Lindore

Por në kohën kur Gjermania, arrin të ruajë stabilitetin e saj ekonomik, falë thithjes së emigrantëve, një problem tjetër shfaqet me Europën lindore – aty krahas uljes së lindjeve, kemi edhe largim masiv të krahut të punës.

Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria janë larguar 46 mijë banorë, kurse në njëzet viteve të fundit nga Rumania janë larguar 3.4 milionë banorë. Përndryshe nga 1980-2020, në krahasim me përqindjen, numri më i madh i emigrantëve ka ndodhur në Shqipëri (- 9.5 përqind), ndjekur nga Bosnja (-8.8 përqind) dhe Lituania (-5.5 përqind). Te vendet tjera, kjo përqindje negative është si vijon: Maqedonia Veriore (-3.8 përqind), Mali i Zi (-3.6 përqind), kurse Serbia dhe Kroacia (-1.8 përqind).

Është jetike që në këto shifra ku emigracioni dhe lindjet janë të ulta, politika shqiptare të mundësojë konkurrencën e lirë, zhvillimin e industrisë dhe rritjen e investimeve të huaja në vend, kurse për të shpëtuar kombin dhe shtetet tona, duhet të fillojmë të mendojmë për rritjen e popullatës përmes stimulimit të lindjeve. Në këtë të fundit, aspekt pozitiv luan edhe feja. Përndryshe, çfarë na duhet gjithë ajo histori dhe disa shtete shqiptare, kur nuk kemi shqiptarë…./Foldrejt.com