Tranzicioni shqiptar po kalon kohë të gjatë dhe arsyeja për këtë mund të gjendet te periudha sa e lavdishme, aq edhe prekëse e grahmave të fundit të komunizmit në vitet 1990-1992, shkruan foldrejt.com. Për të kuptuar më mirë sesi funkciononte ajo kohë, mund të shikoni premierën e filmit “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit në Nju Jork, 14 janar 2020.

Konsiderohet të jetë një ndër projektet filmike më prekëse në historinë kinematografike shqiptare, pasi që, përralla e këtij filmi ishte shkruar nga i ndjeri Artan Minarolli, dhe ky projekt, me miratimin e familjes Minarolli, ka kaluar në dorën e regjisorit shqiptar Bujar Alimani, që ky film të rrumbullakohet ashtu sikur edhe e kishte nisur Minarolli.

Jo më kot, Shqipëria ka përzgjedhur për t’u përfaqësuar në Oskar me filmin “Delegacioni”. Përpos çmimit të madh në festivalin e Varshavës, filmi është vlerësuar edhe në 11 festivale të tjera ndërkombëtare, si “Filmi më i mirë i gjatë” në Festivalin e Triestes.

Me rolet kryesore në këtë film luajnë aktorët: Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Kasem Hoxha, Tristan Halilaj, Bislim Mucaj, Rovena Lule, Mirela Naska, Fatlume Bunjaku, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Armando Dauti, Ilirian Ali, Samuel Vargu, Denardo Neziri, Genc Minarolli, Avdullah Gjikokaj, Artan Selimi, Gjon Kola, Armend Smajli, Gani Morina, Lulzim Zejqa, Todi Llupi, Jorgaq Tushe, Drita Turkeshi, Ilira Turkeshi dhe Selman Lokaj. Ky film është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe asaj të Kosovës.

Kurse kolon zanore e këtij filmi është punuar nga Ilir Bajri e Turkeshi Minarolli, kolonë kjo që është kënduar nga sopranoja e famshme Inva Mula.

Tematika e filmit: Ngjarjet në filmin “Delegacioni” zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht ky, që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.

Për të gjithë të apasionuarit shqiptarë dhe të huaj, që jetojnë dhe veprojnë në SHBA, si dhe dëshirojnë të shohin filmin, premiera në Nju Jork jepet në:

SVA Theatre

333 W 23rd St, New York, New York 10011
e martë, 14 janar nga ora 6.30 PM – 10 PM.