Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë njoftoi se ka filluar takimi teknik i delegacioneve ushtarake të Turqisë dhe Greqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deklarata tha se takimi po mbahej në selinë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe se aty do të diskutohen mënyrat e mundshme të caktimit të kufirit.
Takimet teknike të delegacioneve ushtarake turke dhe greke u realizuan pas bisedës së fundit midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Takimi i parë i tillë teknik mes delegacioneve ushtarake turke dhe greke u mbajt më 10 shtator, gjithashtu në selinë e NATO-s.