Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se është i gatshëm që përsëri të mbajë këtë pozitë, në rast se presidenti aktual, Hashim Thaçi jep dorëheqje.

“Jam i gatshëm t’i shërbejë Kosovës si president i vendit”, është shprehur Sejdiu në Syri Tv.

Tutje, Sejdiu ka komentuar edhe koalicionin LDK-LVV të cilët kanë udhëhequr në qeverinë e kaluar, për cilin tha se nuk ka besuar që do jetë i qëndrueshëm.

“Ujdia do të ishte afatshkurtër. Isha skeptik dhe nuk besoja te LDK-ja,” tha ai.