Fan Stilian Noli: Pesë arsye pse dështova në politikë

Fan Stilian Noli njihet si eruditi, publicisti, poligloti, politikani, peshkopi i parë i Kishës Autoqefale Shqiptare dhe mbi të gjitha shqipëruesi më i madh i të gjitha kohërave. Falë përkthimeve të tij kemi veprat monumentale të Shekspirit, Don Kishotin e Servantesit, Rubairat e Omer Khajamit, poezitë e Edgan Allan Poe, dhe shumë vepra të tjera që kanë ruajtur bukurinë autentike të përshtatjes pavarësisht përkthimit, shkruan foldrejt.com.

Pavarësisht gjithë kësaj, Noli, humbi betejën politike karshi Ahmet Zogut dhe nuk mund të qëndronte më shumë se gjashtë muaj në pushtet. Për shkak se anonte nga politikat e majta, ai njihej si Peshkopi i Kuq.

Në një autokritikë të shkurtër që ka shkruar vetë Fan Stilian Noli, kështu e përmbëledh dështimin e tij në politikë:

Mos suksesi im në politikë

1. I pafuqishëm për t’i imponuar njerëzit.

2. Pazotësia për intriga.

3. Lojalitet absurd për njerëz te pabesë si Faik Konica.

4. Tepër fetar në një vend pa fe.

5.Teper letrar në një vend që s’këndon

Thuhet se gjatë protestave të rrëzimit të tij nga Pushtetit në dhjetor 1924, ai ishte duke luajtur me piano……/Foldrejt.com