Facebook është duke punuar në një asistent me zë.
“Ne jemi duke punuar për të zhvilluar një asistent me zë dhe ndihmës teknologjik që do të mund të jetë pjesë e familjeve tona.”, u shprehë një zëdhënës në Facebook.
Rrjeti social do të përballet e konkurrencë të fortë nga gjigantët që tashmë kanë asistent me zë si Amazon, Google dhe Apple.
Sipas ‘CNBC’, Facebook është duke punuar për këtë lloj pajisje që nga viti 2018-të.
Deri më tani asistenti më i suksesshëm me zë është ‘Alexa’ i Amazon.
Kjo nuk është hera e parë që Facebook është përpjekur të ndërtoj një pajisje të tillë. Vitin e kaluar, kompania kishte lansuar një asistent me zë në biseda të quajtur ‘M’.