Këtë pasdite kishte një problem në Instagram dhe Facebook Messenger.
Përdorues të shumtë raportuan të njëjtin problem – mesazhet ishin të pamundura për tu dërguar ose marrë.
Kishte vështirësi te këto aplikacione edhe në Kosovë, por duket se tani gjithçka është në rregull.
Sigurisht, si Instagram ashtu edhe Messenger kanë të njëjtin pronar – Facebook.
Ka disa indikacione, se arsyeja e ndërprerjes së përkohshme të punës është bashkimi i këtyre dy funksioneve në një, dmth që në të ardhmen përdoruesit do të jenë në gjendje të lexojnë mesazhe nga Instagram në Messenger dhe anasjelltas.
Kjo lidhje u njoftohet disa përdoruesve që kanë pasur probleme me dërgimin e mesazheve.