EUROVIA HOLDING është një nga grupet kryesore të investimeve private në Maqedoni. Portfoli i investimeve të Grupit përfshin kompani me aktivitete në fushën e ndërtimit, pasurive të patundshme, tregtisë, marketingut dhe reklamave në natyrë, gjenerimin e energjisë elektrike, etj.

Njoftim për vend të lirë pune: Front Desk Administrator

Përshkrimi i punës:

• Ekzekutimi i punëve të përgjithshme administrative;

• Përgjigjje dhe devijimi i thirrjeve telefonike;

• Marrja e postës së kompanisë dhe shpërndarja e saj;

• Pika e parë e komunikimit me bashkëpunëtorët dhe klientët e jashtëm, mirëpritja e tyre dhe shërbimi gjatë takimeve;

• Organizimi i transportit lokal për mysafirë dhe udhëtime pune të punonjësve;

• Organizimi i takimeve dhe ngjarjeve për kompaninë;

• Organizimi i ushqimit për punonjësit / mensën;

• Monitorimi administrativ i dokumentacionit, korrespondencës dhe arkivimi i tyre;

• Punë tjera të caktuar nga punëdhënësi;

• Prokurimi i furnizimeve të zyrës;

• Ndihmë në azhurnimin e të dhënave në baza ditore, javore dhe mujore;

 

Edukimi, aftësitë, njohuritë dhe përvoja e kërkuar:

• CCC/BCC;

• Njohuri të programeve Microsoft Office (Word, Excel);

• Njohuri të gjuhës angleze (lexon, shkruan, flet);

• Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi, planifikimi dhe organizimi;

• Sjellje profesionale dhe të ruaj imazhin e kompanisë;

• Profesional dhe të sjellshëm ndaj klientëve;

• Aftësi për punë individuale dhe ekipore;

• Vetë-iniciativë dhe konfidencialitet;

 

Çfarë ofrojmë:

• Të ardhura konkurruese mujore në tregun e punës në vend;

• Punoni nga e hëna në të premten nga ora 08:00 – 16:00, 40 orë në javë;

• Punoni në një ambient të këndshëm, të sigurt dhe të shëndetshëm duke respektuar të gjitha normat për sigurinë dhe shëndetin në punë;

• Mundësi për zhvillim profesional, trajnime dhe avancime në vendin e punës;

 

Të gjithë kandidatët e interesuar që mendojnë se kanë aftësi dhe njohuri për këtë pozitë pune duhet të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected], me shënimin “Front Desk Administrator”.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 09/10/2020.

Vetëm kandidatët që do të paraqesin dokumentacionin e plotë brenda afatit të specifikuar dhe plotësojnë kushtet e kërkuara të shpallura në njoftim do të përfshihen në procesin e përzgjedhjes.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në përputhje me legjislacionin aktual në fushën e marrëdhënieve të punës.