Të hënën në tregun e këmbimit valutor vendas, monedhat e huaja, euro dhe dollari humbën terren në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 124,05 lekë ose 0, 50 lekë më pak se të premten.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane humbi 0,12 lekë dhe këmbehet me 105,09 lekë.

Paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen sot me lekun respektivisht në vlerat 136,71 lekë dhe 115,27 lekë.

Monedha britanike por edhe franga zvicerane fituan terren kundrejt lekut, respektivisht me 0,61 lekë dhe 0,03 lekë.