Në kohën kur Turqia po përballet me një fushatë europiane kundër saj, një goditje i ka ardhur nga Rusia, e cila ka bombarduar një kamp stërvitjesh në Idlib, duke vrarë sëpaku 35 rebelë pro-turq, shkruan foldrejt.com.
Gjatë një fjalimi në parlament, lideri turk Rexhep Taip Erdogan, pasi dënoi sulmin rus në Idlib, shtoi se kjo është një indikacion se Moskva nuk përpiqet për paqe në rajon.
“Nëse nuk largohen gjithë terroristët, ashtu siç na është premtuar, atëherë unë e përsëris se është legjitime ndërhyrja jonë në çdo moment. Ne e ndjejmë nevojën,” tha Erdogan, duke nënkuptuar separatistët kurdë që akoma besojnë në mrekullinë e komunizmit.
Rusia dhe Turqia kishin arritur një paqe mes tyre, por duket që interesat e ndryshme në Siri, Libi dhe së fundi Kaukaz, ka shkaktuar zbehjen e raporteve të tyre. Një frikë ruse ndaj Turqisë është edhe rritja e ndjenjës pan-turqiste që e promovon Ankaraja, duke humbur peshën e ndikimit rus në shtetet ish sovjetike./Foldrejt.com