Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka pritur në një vizitë zyrtare dy presidentët e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës: irrendentistin serb Milorad Dodik dhe boshnjakun Sefik Xhaferovic.
Ata kanë nënshkruar marrëveshje për tregtinë e lirë mes të dyja vendeve dhe memorandumin e kuptimësisë mbi hekurudhën Sarajevë-Beograd, shkruan Daily Sabah, përcjell foldrejt.com.
Sipas Erdoganit, këto marrëveshje do ndihmojnë që shkëmbimet tregtare mes të dyja vendeve do rriten në 1 miliardë dollarë, kurse ai po përpiqet të bëjë çështë e mundur që Turkishstream të kalojë nga Bosnja dhe Hercegovina.
Presidenti kroat Zeljko Komsic nuk mundi të udhëtojë drejt Turqisë për shkak të problemeve shëndetësore./Foldrejt.com