Erdogan: Nëse premtimi nuk përmbushet, operacioni do të vazhdojë edhe më me vendosmëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan: Planifikojmë rikthimin e 1-2 milionë refugjatëve sirianë në zonën e sigurt.

Erdoğan: Kur nga disa pika arritëm në thellësi prej 30 kilometrash, për një çast ndryshoi qëndrimi i disa vendeve, veçanërisht i SHBA-së dhe Evropës. Operacioni “Burimi i Paqes” nuk është një formim i çastit. Nëse kthehemi prapa, ka 3, 4, 5 vjet që bëhen përgatitje.

“Turqia është një vend i cili që nga fillimi shpreh në çdo rast respekt ndaj integritetit territorial dhe unitetit politik të Sirisë”, tha presidenti turk.

Erdoğan: Turqia ka zhvilluar luftën më efikase dhe më frytdhënëse kundër DEASH-it në Siri.

Erdoğan: Ushtria turke nuk do të largohet nga rajoni, pasi siguria atje e kërkon këtë gjë.

Erdoğan: Në rast se premtimi nuk përmbushet, minutën kur do të përfundojnë 120 orë, operacioni do të vazhdojë aty ku ka mbetur edhe më me vendosmëri.

Erdoğan: Shpresoj që Komiteti Kushtetues që do të mblidhet më 30 tetor në Gjenevë të jetë një moment historik për zgjidhjen politike në Siri.

Këto deklarata vijnë pas armëpushimit pesë ditor të vendosur nga Turqia, pas bisedimeve dhe presioneve të shumta nga Perëndimi./Foldrejt.com