Emiri i Dubait blen kalin më shtrenjtë se 4 milion dollarë

Të blesh racën më të mirë të kuajve në botë nuk është gjë e lirë, por njëherësh edhe një industri e madhe parash. Kjo e fundit vërtetohet nga një ofertë e ashpër që emiri i Dubait, shejh Muhamedi bin Rashid Al Maktoum, e ka kryer për një kalë të racës së pastër plot 4.4 milion dollarë, shkruan foldrejt.com duke u bazuar në CNN.

Kali është blerë në Angli, nga firma Tattersalls, që ishte vizituar së fundi nga emiri i pasur arab.

“Ai vërtet është një kal atlet, me lëvizje mjaft të mira,” tha përfaqësuesi i emirit, Anthony./Foldrejt.com