Emigranti i parë shqiptar në Mynih tregon përvojën e tij, ja pse ktheu në Kosovë

Përpara ekzaktësisht 50 vjetëve Gjermania nënshkruajti një marrëveshje me Jugosllavinë për mundësinë e emigrimit të ligjshëm të nënshtetasve jugosllavë. Kjo marrëveshje erdhi si mundësi për tregun e zgjeruar të punës në Gjermani. 700 mijë jugosllavë shfrytëzuan marrëveshjen e 1968 dhe erdhën për të punuar në Gjermani. Mes tyre ishte edhe Gani Iberdemaj nga Peja, i cili në Beograd kishte studiuar në shkollën e lartë të teknologjisë dhe mësoi gjermanisht. Pas ardhjes në Kosovë, ai punonte në postën e Pejës, përcjell foldrejt.com.

Katër vjetë pas marrëveshjes mes Gjermanisë dhe Jugosllavisë në 1972, emigroi nga Kosova.

“Desha të shikoj Europën. Isha 22 vjeçar dhe sëbashku me gruan time morrëm autobusin për të udhëtuar 24 orë për një jetë të re,” kujton Iberdemaj. “30 mijë fotografi në ditë! Një kohë të gjatë kemi prodhuar foto me ngjyra në Kosovë,” thotë Iberdemaj më tej për median bavareze abendzeitung-muenchen.de.

Në Mynih ai u punësua në një punë të ngjashme për fotostudion AGFA – ku punonte si inxhinier. Ishte ndër emigruesit e parë shqiptarë në Mynih dhe tepër i motivuar. Njëmbëdhjetë vjet më vonë do ktheheshte mbrapsht në vendlindje – tashmë me vete kishte marrë edhe njohuritë e fundit nga fotografia.

Kur kujton të kaluarën në Mynih, ai thotë se “kurrë nuk ka përvojë të keqe” nga ai vend dhe se ajo ishte si “shtëpia e dytë e imja”.

Si çdo shqiptar që ruan me çdo çmim lidhjet farefisnore, edhe Iberdemaj mendonte për farefisin në Kosovë. Pavarësisht se fitonte mirë në fotostudion AFGA, ai dhe gruaja gjetën një punë të dytë. Kjo që të ndihmonin të afërmit në Kosovë, të cilët nuk i harroi kurrë sëbashku me Kosovën.

Krijimi i Rilindjes – urëlidhëse mes diasporës dhe vendlindjes

Në Mynih gjatë 1970 ishin rreth 4000 kosovarë, një numër mjaft i madh për të krijuar një shoqatë të tyre. Iberdemaj nuk mbeti duarkryq dhe themeloi grupin kulturor “Rilindjen”. Pa internet dhe pa satelitë, për shumë punëtorë të diasporës shqiptare ishte mundësia e vetme për të mësuar diçka rreth vendlindjes, përcjell foldrejt.com. Sot në Mynih ka 25 mijë persona me origjinë nga Kosova.


Në 1983 ai ktheu përfundimisht në Kosovë, për të dashur të tregojë se mund të jetë i suksesshëm edhe në vendlindje. Fëmijët e tij ndonjëherë e ‘shajnë’ se pse babai i tyre ka kthyer mbrapsht.

“Të jesh punëtor në diasporë, do të thotë që ndonjëherë duhet ti japish fund,” thotë me dinjitet Iberdemaj.

Foldrejt.com ju informon se gjatë ditës së shtunë (17 nëntor) në rrugën Karlstraße 50, (Rückgebäude, großer Saal) me iniciativë të “Verein IG” do jepen reportazhe mbi emigrantët e parë në Gjermani – në fokus janë punëtorët e Kosovës. Evenimenti mbahet nga ora 15.00 deri 18 .00. Hyrja është falas.