Të paktën 50 të burgosur kanë humbur jetën në Ekuador, si pasojë e asaj që autoritetet policore e kanë përshkruar si një “veprim të bashkërenduar” të bandave kriminale.
Trazirat vdekjeprurëse shpërthyen në katër burgje në Guayaquil, Cuenca dhe Latacunga.
Media lokale raportoi se anëtarët e familjes thanë se ata kishin mësuar se të burgosurit nga disa pavijone kanë sulmuar një pavijon tjetër ku mbaheshin të paktën 50 të burgosur.
Presidenti Lenin Moreno tha se autoritetet policore po përpiqen të rimarrin kontrollin e burgjeve në Latacunga, Cuenca dhe Guayaquil.
“Organizatat kriminale kryen veprime të njëkohshme të dhunshme në disa burgje në vend. Ministri i qeverisë dhe policia po punojnë për të rimarrë kontrollin e burgjeve në Guayaquil, Cuenca dhe Latacunga”, njoftoi policia në rrjetet sociale.