Eksportet e Bashkimit Evropian (BE) u ulën me 9,4 për qind vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhënat tregtare ndërkombëtare për BE-në dhe Eurozonën për periudhën e muajit dhjetor 2020.
Sipas të dhënave, eksportet totale në Eurozonë u ulën me 9,2 për qind në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë, në 2 trilionë e 131,4 miliardë euro, kurse importet totale ranë me 10,8 për qind në 1 trilion e 897 miliardë euro, ndërsa teprica tregtare e Eurozonës në vitin 2020 arriti në 234,5 miliardë euro.
Në vitin 2020, eksportet totale të BE-së u ulën me 9,4 për qind krahasuar me vitin e kaluar në 1 trilion 931,6 miliardë euro, ndërsa importet e saj u ulën me 11,6 për qind në 1 trilion 714,3 miliardë euro, me çka BE-ja përjetoi një suficit tregtar prej 217,3 miliardë eurosh në periudhën janar-dhjetor 2020.
Vendet me eksportet më të larta në vendet e BE-së janë Kina me 383,5 miliardë euro, SHBA-ja me 202 miliardë euro, Mbretëria e Bashkuar me 167,2 miliardë euro, Zvicra me 108,6 miliardë euro, Rusia me 95,2 miliardë euro, Turqia me 62,6 miliardë euro dhe Japonia me 54,9 miliardë euro.
Vitin e kaluar, tregtia e BE-së me Kinën përjetoi suficit prej 181 miliardë eurosh dhe me Rusinë 16,2 miliardë euro, kurse shënoi deficit prej 150,9 miliardë eurosh me SHBA-në , me Mbretërinë e Bashkuar 110,3 miliardë euro, 33,8 miliardë euro me Zvicrën dhe 7,3 miliardë euro me me Turqinë.
Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Turqisë dhe BE-së në vitin 2020 u regjistrua në 132,5 miliardë euro.