Ekspertët thonë se në dy dekadat e ardhshme 50 përqind janë shanset që Stambolli të shkatërrohet si pasojë e një tërmeti të madh, shkruan Al Jazeera.
Kjo u bë me dije në njëzetvjetorin e tërmetit 7.4 ballësh që solli vdekjen e 17.500 personave dhe mbetjen pa kulm mbi kokë të mbi gjysëm milion banorëve, përcjell foldrejt.com.
Dhjetë vjet pas tërmetit të 1999, udhëheqësia e Stambollit fillojë të marri masa në rast se ndodh një tërmet i fuqishëm, megjithatë autoritetet shpesh neglizhojnë ndërtimin e ndërtesa të gjata pa standarda. Në fillim të këtij viti një ndërtesë tetëkatëshe u rrëzua në një lagje të Stambolli që solli edhe vdekjen e 21 personave.
13 milion objekte në Stamboll janë ndërtuar pa standarde të kërkuara. Arkitektët urbanistikë, si Emin Koramaz, i kanë paralajmëruar pronarët se mbi të gjitha, kjo neglizhencë mund të sjell fatalitet në jetët e banorëve.
Tashmë Stambolli duhet të marrë seriozisht çështjen dhe të përpilojë plan mbijetese duke u bazuar nga kolegët e tyre në Japoni. Gjithmonë, në qoftë se nuk dëshiron katastrofa apokaliptike./Foldrejt.com