Ekskluzive/Zbulohet fytyra e vërtetë e popullistëve austriakë – me para ruse blenë forcën politike

20.03.2019, Bundeskanzleramt, Wien, AUT, Bundesregierung, Pressefoyer nach Sitzung des Ministerrats, im Bild Vizekanzler Heinz-Christian Strache (FPOe) // Austrian Vice Chancellor Heinz-Christian Strache during media briefing after cabinet meeting at federal chancellors office in Vienna, Austria on 2019/03/20 *** 20 03 2019 Federal Chancellery Vienna AUT Federal Government Press foyer after meeting of Council of Ministers in picture Vice Chancellor Heinz Christian Strache FPOe Austrian Vice Chancellor Heinz Christian Strache during media briefing after cabinet meeting at federal chancellors office in Vienna Austria on 2019 03 20 PUBLICATIONxNOTxINxAUT EP_gru

Zv.kancelari austriak Heinz Strache i njohur për retorikën e tij kundër pavarësisë së Kosovës dhe një ditë pasi votoi ndalimin e mbulesës islame nëpër shkollat fillore, duhet të përgjigjet përballë një skandalë ti publikuar të premten nga media më e madhe gjermane Der SPIEGEL.

Në një video sekrete që e disponon Der Spiegel, dokumentohet se Strache sëbashku me bashkëpartiakun e tij Johann Gudenus, në qershor 2017 është takuar me mbesën e një oligarku rus në Ibiza.

Mbesa i ka premtuar rreth çerek miliardë euro investime në Austri dhe i kishte përmendur se bëhej fjalë për “para të zeza” dhe se investimi kishte të bëjë me larjen e parave. Megjithatë, Strache dhe Gudenus kishin qëndruar gjashtë orë në takim dhe diskutonin për mundësinë e thithjes së këtyre parave, informon foldrejt.com.

Strache më tej flet edhe për mundësinë e blerjes së një gazeta austriake Krone Zeitung, për të bërë fushatë zgjedhore për të si dhe për një financim rus që nuk ishte kryer siç duhet. Në fakt Krone Zeitung njihet si gazeta më e klikuar austriake dhe që ka politikë anti-emigracion dhe populliste, informon foldrejt.com. Tashmë kuptohet se pse është e tillë politika redaktoriale e Krone Zeitung.

Strache flet edhe për shifra gjysëm milioni deri në dy milionë euro, që ishin derdhur nëpër organizata tjera dhe jo në FPÖ.

“Në organizata që nuk kanë lidhje me partinë FPÖ,” citohet të thotë Strache, që ia nxjer fytyrën e vërtetë prej të shiturit te rusët.

Video abspielen...
Strache nuk ka dashur të komentojë videon e SPIEGEL, duke thënë se ka qenë një takim ‘privat’. Por ju si lexues, tashmë e kuptoni se pse Strache mbështet politikat ruse dhe anasjelltas. Ky duhet të duket si një mallkim i grave muslimane ndaj Strache dhe FPÖ- një ditë pasi votoi heqjen e mbulesës nga shkollat fillore, i del fytyra e vërtetë se nga ku e mori forcën politike.