E premte, 26 Prill, 2024

Ekonomia botërore duket se është në gjendje më të mirë

Lexoni edhe..

Ekonomia botërore ndodhet në një gjëndje më të mirë se ç’ishte në Qershor, por rrezikon të përplaset përsëri, nëse qeveritë dështojnë të kontrollojnë koronavirusin,sipas kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Ajo tha se fondi do të bëjë një rishikim të vogël në rritje tek projeksionet ekonomike botërore në javën e  ardhshem.  “Megjithatë, kjo trazirë nuk ka përfunduar ende.”

Të gjithë vendet do të përballen me një rimëkëmbje të vështirë, të gjatë ,të pabarabartë dhe të pasigurtë”,- tha ajo. Fondi projektoi se mbylljet e lidhura me koronavirusin do të tkurrin produktin e brendshëm bruto botëror me 4.9%, duke shënuar tkurrjen më të madhe që prej Depresionit të Madh. Georgieva tha se fondi vazhdon të vlerësojë një rimëkëmbje të pjesshme dhe të pabarabartë në vitin 2021.  Megjithatë, 12 trilionë dollarë mbështetje fiskale, së bashku me stimuj të jashtëzakonshëm monetarë, kanë mundësuar që shumë ekonomi të zhvilluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Eurozona, t’i shpëtojnë më të keqes së pandemisë.

Kina është rimëkëmbur gjithashtu më shpejtë se ç’pritej.  Kjo do të ofrojë një efekt pozitiv tek ekonomitë në zhvillim, por Georgieva i bëri thirrje vendeve që të vazhdojnë mbështetjet e ekonomive, pasi rreziku i gjurmëve të ashpra ekonomike është i lartë.

 

Të ngjajshme