Gazetari Alfred Peza, përmes një postimi në rrjete sociale njofton se ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, ditën e sotme, duke shkruar se ky i fundit i ka kërkuar ti bashkohet skuadrës së deputetëve të PS, për zgjedhjet e 25 prillit. Peza ka vlerësuar dhe falenderuar kryeministrin por në përfundim ka refuzuar këtë kërkesë, pasi nuk është në stilin e punës së tij dhe sipas tij ka plot te tjerë PS, qe e duan me shume punën e deputetit.

“Karrigia e deputetit nuk është per mua ne këtë faze te jetes dhe aktivitetit tim!”, shkruan Peza në postim.