Spanja votoi të dielën: edhepse ishte ndër vendet e fundit që kishte qeveri të majtë, kjo nuk mendohet të jetë edhe në të ardhmen.
Në fakt Partia Socialiste e Punës e kryeministrit Pedro Sanches fitoi zgjedhjet (28 përqind), por partia e ekstremit të djathtë e njohur për politikat anti-emigrantë, Vox, përherë të parë është futur në parlament (10.3 përqind). Spanja do ketë vështirë të krijojë koalicionet për qeverinë e ardhshme, informon foldrejt.com.
Partia konservatore PP është në vendin e dytë me 16,7 përqind, kurse liberalët e Ciudadanos kanë fituar 15,8 përqind. Partia e popullistëve të majtë Podemos 14,3 përqind.
Pra parlamenti madrilen do jetë shumë i ndryshëm dhe tepër i vështirë për të gjetur gjuhën e përbashkët mes këtyre partive me hendeqe të mëdha mes veti.
Në dhjetëvjeçarin e fundit në shumicën dërrmuese të vendeve europiane janë shtuar fuqishëm partitë e ekstremit të djathtë, që kanë retorikë anti-emigrantë dhe mbi të gjitha anti-islame./Foldrejt.com