Covid19 nuk ka kursyer edhe figurat e larta shtetërore të Bashkimit Europian. Së fundi përveç ministrit të shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn (40, CDU) me Covid19 është infektuar edhe burri i tij, Daniel Funke (39). Ata të dy janë izoluar në apartament, informon foldrejt.com, duke u bazuar te media gjermane bild.de. Por për dallim nga Spahn, i cili ka simptoma të ftohjes, Funke nuk ka asnjë simptomë por testi PCR i ka dalë pozitiv.

Funke udhëheq me zyrat e Burda Magazine Holding, kurse me ministrin gjerman është njoftuar në 2013./Foldrejt.com