Të shtunën në mëngjes në qytetin e Kukësit ka nisur vaksinimi i 208 mjekëve dhe infermierëve nga Kosova.
Kryetari i Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla, deklaroi se me këtë kontigjent përmbyllim vaksinimin e 500 mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë të Kosovës.
Ai ka falënderuar qeverinë dhe punonjësit shëndetësorë të Kukësit për organizimin dhe zhvillimin normal të proçesit të vaksinimit që sipas tij deri më tani ka vijuar normalisht, ndërsa bluzat e bardha që u vaksinuan javën e kaluar nuk janë ankuar për efekte anësore të vaksines AstraZeneca që morën në Kukës.
Ata shprehen se po erdhi vaksina në Kosovë ne do vijmë, do vaksinohemi përsëri në Kukës për dozën e dytë.
Javën e kaluar sipas njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës janë vaksinuar 292 mjekë dhe punonjës shëndetësorë të vijës së parë në parandalimin e pandemisë.