Prestigjiozja britanike ka shkruar për bazën ajrore të Kuçovës e cila në kohën e regjimit hoxhist numëronte rreth 3000 puëntorë, kurse sot rreth 110, përcjell foldrejt.com. Por fatmirësisht, gjërat kanë ndryshuar dhe kjo bazë përsëri do ketë rëndësinë e saj pasi do kthehet në qendër ajrore e ushtrisë së NATO.
“Ditët e lavdisë po vijnë prap,” thotë Viktor Vangjeli, 78 vjeç, dikur pilot i aeroplanëve MiG.
Tashmë ekipi i NATO do investojë 50 milion dollarë në fazën e parë dhe ushtria shqiptare pritet që përveç helikopterëve të ketë edhe aeroplanë.
Edhe pse është një vend me shumicë myslimane, shqiptarët janë shumë pro-Amerikanë, veçanërisht për shkak të mbështetjes amerikane për luftën e Kosovës.
Zyrtarët e NATO-s, kanë minimizuar rrezikun rusë në Ballkanin Perëndimor, por sipas The Economist, fakti që ata po investojnë në Kuçovë, nënkupton të kundërtën. Por, Shqipëria po pasurohet në të tjera teknologji ushtarake. Na male, Pentagoni po ndërton një stacion radar, i cili do të jetë gati vitin e ardhshëm, dhe do të rrisë aftësinë mbikëqyrse të NATO-s në rajonin e Ballkanit. “Kjo do ta bëjë vendin ‘syrin e rajonit”, citohet të ketë thënë Ministrja Olta Xhaçka./Foldrejt.com