Economist: Pse forcat perëndimore u munduan të rrëzojnë nga froni Sulltanin eficient Abdylhamidin 2?

Çdo kohë qytetet evropiane janë dridhur nga akte të dhunshme masive, duke pjellë debate të zjarrta që shpesh kanë pasur qasje të gabuar, shkruan fillimisht prestigjiozja britanike The Economist.

Pjesërisht, debatuesit shpesh pyesin, nëse shtetet evropiane duhet të ndryshojnë ligjet rreth minoritetit musliman, për shkak të diferencave kulturore? Edhe pse Islami nuk është faktori i përgjithshëm, përkundër sulmeve të ditëve të fundit, debatet vijojnë.

E përditshmja evropiane, Frankfurter Allgemeine Zeitung ka shkruar se “Islami ka të bëjë shumë me terrorizmin”, me artikull të autorit Jonathan Laurence, duke argumentuar se sulmet e sotshme në perëndim janë si pasojë e gabimeve të vjetra shekullore. Ne tani do shohim ndryshimet e shumta ekzaktësisht 100 vjet më parë. Në verën 1916 tributë arabe të ndihmuara nga britanikët filluan revoltën kundër autoritetit spiritual të Perandorisë Osmane. Fillimisht, Britania pushtoi Jeruzalemin dhe defaktorizoi ndikimin e osmanëve mbi qytetet e shenjta islame, ngjashëm si në Levant dhe Arabi. Si alternativë ndaj osmanëve Britania e Madhe themeloi dinastinë Hashemite që edhe sot e kësaj dite sundon Jordaninë.
Por benificioni më i madh ishte Shtëpia Mbretërore e Saudëve që mori pushtetin mbi Mekën dhe Medinën në 1924, përcjell foldrejt.com.

Në shikimin e Mr Laurence, profesor në Boston College, kjo solli fundit e ndikimit spiritual të Perandorisë Osmane në botën islame, ndikuar edhe nga fakti i mohimit të vijimit të kalifatit nga 1924. Historiani turk Halil Inalcek, i cili vdiq para pak vitesh në moshën 100 vjeçare, tregon rëndësinë e kalifatit që arrinte të kontrollonte dijetarët dhe imamët muslimanë. Ky rol kishte ndikim të rëndësishëm në shekullin e XIX dhe fillimet e shekullit XX mbi 100 milion muslimanët e Indisë dhe Indonezizë nën pushtetin e Britanisë së Madhe dhe Hollandës respektivisht. Shkrimtari mbi Islamin, Mustafa Akyol, tregon sesi kalifi i fundit jetëgjatë, Abdylhamidi II qetësoi muslimanët e Filipinëve, për të njohur autoriteti amerikan mbi arqipelagun e tyre.

Tani kthehemi te tema. Për shkak se kalifati osman ishte shumë atraktiv në shumë sende, Fuqitë Evropiane punuan për ta shkatërruar atë. Nga 1870 Britanikët u munduan që qendrën e Islamit në botë ta transferojnë nga turqit te arabët. Hollandezët ndaluan për muslimanët përmendjen e kalifit gjatë lutjeve publike të namazit, ndërsa francezët promovuan qendra tjera të Islamit në Afrikën Veriore si Algjeri dhe Maroko, pasi Libia (deri në 1912) ishte pjesë e sundimit osman. Pezullimi i kalifatit nga autoriteti turk në 1924 e bëri më të lehtë punën e Fuqive Evropiane, që u munduan me dekada. Mr Laurence mendon se ky pezullim i kalifatit krijoi vakum te muslimanët dhe filluan zëvendësimet e errëta, deri te ky i sotmi i proklamuar nga Ebu Bekër al-Baghdadi, lideri i ISIS. Përkundër që ata ndaluan përkohësisht dhunën ndaj perëndimit, fundamentalizmi dhe puritanizmi mori hov te ligjëruesit muslimanr si në Pakistan dhe Arabinë Saudite.  


A është kjo më tepër sesa një detaj intrigant i historisë?  Po, shumë më tepër në shikimin e Mr Laurence. Sot islami në Evropë merret hermetikisht nga ligjërueit e vendeve ku muslimanët janë shumicë. Në një rrugë tjetër ose jo, muslimanët evropianë ndikohen nga idetë e sjellura prej ligjëruesve në vendet ku ata janë shumicë, duke marrë edhe stilin e tyre. Qeveritë evropiane sot duhet të kenë mirëkuptim të sofistikuar sesi punon kjo influencë dhe mbi të gjitha të kuptojë rrezikun nga pasojat e padëshiruara. Nga luftimi i një rryme kulturore ose ndikimit fetar, mbase mund ti hapë rrugë një rryme më të dëmshme dhe shumë më të rrezikshme./Foldrejt.com