Në 22 tetor familja mbretërore shqiptare bëri të njohur ardhjen në jetë të Princesës Geraldinë. Lajmi është i konfirmuar nga vetë protagonistët e fronit, që britanikja Economist u jep emra interesant, por ndoshta emrat e vërtetë të tyre pas marrjes së fronit: Leka Annar Zog Reza Baudouin Msizive Zogu, ose thjesht Princ Leka 2, i cili pretendon fronin, dhe gruaja e tij Princesha Elia – një aktore. A do jetë një ditë kjo vajzë mbretëreshë?, shkruan Economist, përcjell foldrejt.com.

Në 1997 Shqipëria kreu një referendum nëse dëshironte të vendoste monarkinë. Përkundër “xhelozizë” së liderëve të atëhershëm për të mos dhënë pushtetin në duart e një të treti, por edhe propagandës 45 vjeçare komuniste për “mbretin tradhëtar”, rreth një e treta e votuesve shqiptar ishin pro vendosjes së monarkisë.

Princi Leka, babai i Princ Leka 2, erdhi në Shqipëri në 1993, duke filluar fushatën për kthimin e mbretërisë. 

I pyetur nëse do dëshironte të shërbente si mbret, Princ Leka II, me një theks të Afrikës Jugore, ku edhe u lind e u rrit, ai thotë se “do shërbente në çdo rrugë që është e mundshme”.  Në “teori” kthimi i monarkisë është “shumë e mundshme”, thotë ai.

Nëse bëjmë analizën mes dy familjeve më të fuqishme shqiptare të shekullit të kaluar, ajo e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës, normalisht mund të mësojmë se të dy kanë pasur gabime të shumta, veçanërisht te Zogu shfaqet largimi prej Shqipërisë pas pushtimit italian. Por sot, pasardhësit e tyre, tregojnë më së miri pasqyrën e etërve të tyre./Foldrejt.com