“Unë po paguaj një çmim të lartë dhe për këtë vuaj.” Suela nga Shqipëria është bërë protagoniste e një emisioni e televizionit gjerman ZDF. Ajo po punon në një Shtëpi Pleqësh në Gjermani, kurse çdo ditë e sheh burrin dhe vajzën e saj gjashtë vjeçare – përmes celularit. Ngjashëm si me shumë gra nga Ballkani, që në Gjermani punojnë si motra medicinale. 

Reportazha e 37 e emisionit gjerman mban titullin: “Mes punës dhe dhimbjes për vendlindjen – motër medicinale nga Europa Lindore”. Emisioni do emitohet në 20 tetor 2020 në orën 22.15 në ZDF, informon foldrejt.com.

Suela (32) nga Shqipëria erdhi në Gjermani për një të ardhme më të mirë me agjencione të ndryshme gjermane. Fillimisht ajo punon si ndihmëse mjeke në Aue, derisa të perfeksionojë gjuhën. Më pas të ardhurat e saj do rriten dhe do ketë mundësi të marrë me vete burrin dhe vajzën drejt Gjermanisë. Kjo është ëndrra më e madhe.

Pa mjekë nga Ballkani, sistemi shëndetësor në Gjermani mund të kolapsonte. Numri i madh i pleqve në Gjermani, ka shfaqur nevojë për forcë të re punëtore dhe mjekë. Andaj Gjermania ‘importon’ mjekë nga vende të ndryshme, edhe pse nuk janë njohës të mirë të gjuhës.

Për gratë puna në Gjermani është financiarisht më atraktive, por ata shpesh duhet të paguajnë një çmim të lartë (shpirtëror)./Foldrejt.com

Për më tepër programin e emisionit gjermanisht mund ta ndiqni edhe në faqet vijuese:

“37°” in der ZDFmediathek: https://zdf.de/dokumentation/37-grad

“37°” bei Facebook: https://facebook.com/ZDF37Grad

“37°” bei Instagram: https://instagram.com/zdf37grad

https://twitter.com/ZDFpresse

Pressekontakt:

ZDF Presse und Information
Telefon: +49-6131-70-12121