Një 24 vjeçar nga Maqedonia e Veriut është dënuar rëndë nga Gjykata zvicerane pasi në vitet 2018 dhe 2019 kishte dhunuar fizikisht, psiqikisht dhe seksualisht ish gruan e tij zvicerane, shkruan 20min.ch. Ai është dënuar me 4 vjet e dy muaj burg, 2000 franga gjobë dhe dëbim nga vendi helvet për 12 vitet e ardhshme, përcjell foldrejt.com.
Poashtu djali nga Maqedonia duhet të paguajë shpenzimet gjyqësore prej 30 mijë franga dhe 5000 franga dëmshpërblim ish të dashurës.
Çifti ishte njohur në 2017 në Maqedoninë Veriore, por duket që njohja e tyre nuk kishte qenë e përshtatshme. Menjëherë pas martesës, ish gruaja e tij thoshte se ai i kishte rënë me grusht dhe e kishte incizuar gjatë marrëdhënies intime.
I dënuari mund të apelojë vendimin, por edhe vetë avokati i tij kishte kërkuar një dënim prej 14 muajsh burg./Foldrejt.com