Dy raste të reja me fruth janë tashmë laboratorikisht të konfirmuara. Bëhet fjalë për një fëmijë të moshës dy vjeç e gjysmë nga Kumanova dhe një gruaje 32-vjeçare të lagjes Shuto Orizare të Shkupit.

Këto dy raste nuk janë ndërlidhur epidemiologjikisht, informoi sot Instituti i Shëndetit Publik në Republikën e Maqedonisë.