Sapo e lexon këtë gjë, me siguri që mornicat të përshkojnë trupin! Është pak traumatike, veçanërisht tani në dimër, por dushi i ftohtë sjell përfitime të shumta për trupin. Ja çfarë!

Zgjimi në mëngjes me idenë e të bërit të një dushi të mirë të ftohtë sigurisht që nuk është diçka shumë emocionuese. Mund të jetë mirë kur është verë, por kur është dimër, e vetmja gjë që ne duam të bëjmë në mëngjes është të qëndrojmë nën batanije derisa alarmi të mos bjerë. Megjithatë, një dush i ftohtë duhet të bëhet çdo mëngjes, pavarësisht nga sezoni. Arsyeja? Kjo mund t’i japë trupit përfitime të shumta! Le të zbulojmë menjëherë se cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë.

Perfekt për të mbajtur trupin në formë. Kjo është konfirmuar nga një studim i Universitetit të Maastrichtit! Temperaturat e ulëta ju lejojnë të humbni peshë dhe të digjni yndyrë! Kjo ndodh pikërisht sepse qelizat e dhjamit të pranishme në trupin tonë, ekspozohen ndaj të ftohtit dhe për të filluar ngrohjen ato djegin kalori.

E bën flokun të shkëlqyeshëm dhe më të fortë. Një ilaç efektiv për të mbajtur flokët tuaj të fortë dhe të shëndetshëm është t’i vendosni ato në kontakt me ujin e ftohtë! Temperaturat e ulëta mbyllin qelizat dhe e rrënjëve dhe i bëjnë ato të duken më të shkëlqyeshme.