Dorëzohet Greqia: Erdogani e ka kthyer Turqinë në superfuqi rajonale

Prej viteve 90-ta, Turqia dhe Greqia kanë luftuar me njëri-tjetrin për të shtrirë ndikimin në shtetet tjera të Ballkanit, por duket se tashmë Turqia e ka fituar këtë luftë – pavarësisht se shumë përfaqësues amerikanë, veçanërisht ata të kampit demokrat (Joe Biden, Hillary Clinton) mbështesnin me ngulm që Greqia të jetë forca rajonale më e rëndësishme.

“Në situatën e Libisë u tregua dobësia e Greqisë, pavarësisht ngulmit të saj. Përkundër dëshirës për të qenë pjesë e konferencës ndërkombëtare rreth Libisë në Berlin, ajo nuk është ftuar, kurse Turqia është lojtar kyq në këtë konferencë,” shkruan media më e madhe greke Kathimerini, në artikullin me titull – Erdogan e konsolidon statusin e Turqisë si lojtar rajonal.

“Të jemi të qartë, Erdogani po e fuqizon rolin e tij si lojtar kyç, pas ndryshimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Mesdheut. Turqia po arrin statusin e superfuqisë rajonale,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e medias kryesore greke, e cili vijon se kjo është arritur me bashkëpunim me Rusinë, si dhe indiferencës europiane dhe amerikane.”

Së fundi, bëhet me dije se në konferencën ndërkombëtare në Berlin nuk do diskutohet çështja e marrëveshjes detare mes Libisë dhe Turqisë, duke treguar forcën turke për të vendosur vijat e kuqe – si asnjëherë më parë./Foldrejt.com