Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë Hoti.
Ndërsa nga LDK-ja kanë deklatuar se i kanë të gjitha votat e siguruara për formimin e Qeverisë së Re.
Ndonëse deri tani janë katër deputetë nga LDK-ja që nuk do ta vetojnë Qeverinë “Hoti”.
Mirëpo, disa deputetë nga PDK-ja do t’iu “gjinden” në ditë të vështira partnerit të dikurshëm, sikurse nesër.
Disa deputetë nga PDK-ja neër do të jenë të gatshëm që të votojnë pro formimit të Qeverisë së Re në krye me kryeministrin Avdullah Hoti.
Ndërkohë, mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti prezantoi emrat e ministrave të LDK-së ashtu siç raportoi pak çaste më parë edhe IndeksOnline, e këta janë:
Driton Selmanaj, zv/kryeministër
Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike
Hikmete Bajrami, Ministre e Financave
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës.