Ish ministri i jashtëm maqedonas, tash zv.kryeministër Nikola Dimitrov, i njohur edhe si arkitekti i Marrëveshjes së Prespës, ka dhënë një intervistë të gjatë për median e majtë austriake Der Standard. Ai e ka quajtur të pakuptimtë veton bullgare të martën dhe se kjo nuk i shërben as BE.

“Sepse kjo redukton fuqishëm procesin e integrimit tonë, pasi diskutimi mbi historinë është më i rëndësishëm sesa lufta kundër korrupcionit, pavarësisë së drejtësisë dhe funksionaliteti i institucioneve demokratike, lirisë së medias, ekologjisë dhe energjisë. Pra atëherë nuk kemi proces të europianizimit, por të ballkanizimit,” tha ai përcjell foldrejt.com. “Kush jemi ne, maqedonas, dhe çfarë gjuhe flasim ne, mqedonishten, është një çështje e brendshme. Është një çështje e Vetëvendosjes.”

Më tutje Dimitrov ka thënë se do gjejë një rrugë tjetër të europianizimit, edhe nëse bullgaria tenton në veto. Por ai shtoi se e gjithë kjo është e vështirë e kuptueshme, pasi edhe në Artikullin 3 të Marrëveshjes së Lisbonës, “flitet për respektin e diverzitetit kulturor dhe gjuhësor, ku edhe në të njëjtën kohë, përmendet që çelja e negociatave me BE do ndodhë në gjuhën maqedonase.”

Kjo nuk është sfidë vetëm për maqedonasit, por edhe për vlerat e BE./Foldrejt.com