Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, ka gjetur terren në mediat gjermanofone, ku pas austriakes Der Standard, së fundi është intervistuar edhe nga media konservatore gjermane Die Welt. Gjermania mbështet fuqishëm çeljen e negociatave me Shkupin zyrtar, por është Bullgaria ajo që tash jep veto me pretekstin për identitetin dhe gjuhën e “përbashkët”.
“Maqedonishtja, krahas sllovenishtes dhe serbo-kroatishtes, ka qenë njëra ndër tre gjuhët zyrtare të Jugosllavisë. Ndërkohë, me zhvillimet e reja politike në rajon, tash kemi serbishten, kroatishten, malezishten dhe boshnjakishten. Çfarë këtu flitet për gjuhë është e drejtë e tyre. Nuk është mirë të kjo të keqpërdoret në konteste politike mes dy shteteve,” tha Dimitrov, përcjell foldrejt.com.
I pyetur nga media gjermane, sesi do e definonte identitetin maqedonas, Dimitrov shprehet: “Për publikun gjerman: ne jemi një popull i vogël, por i veçantë në mes të Ballkanit. Nuk kemi dalje në det, por shumë male të gjelbërta dhe liqene të mkrekullueshme. Procesi i origjinalitetit të kombit maqedonas fillon në pjesën e dytë të shekullit të XIX-të dhe kulminon me shtetësinë në 1944,” tha diplomati me përvojë maqedonas, duke kujtuar krijimin e Jugosllavisë me gjashtë republika.
Më tutje Dimitrov thotë se kur në Maqedoninë e Veriut flitet për Europën, atëherë nënkuptohet gjykatës të pavarur, shtet të së drejtës, media të lira, institucione të fuqishme, ajër të pastër(!), ku përmedn edhe Shkupin si qytetin më të ndotur të Europës./Foldrejt.com