Vetura e ish-deputetit Mefail Bajqinovci është përfshirë sonte nga zjarri në rrethana të panjohura në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Lajmin për djegjen e një veture e konfirmuar për Telegrafin Agron Borovci, zëdhënës i policisë rajonale për Prishtinë, sipas të cilit rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.
Ai tha se nga zjarri është prekur edhe një veturë tjetër që ishte pranë veturës së përfshirë në zjarr.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, ka thënë Agron Borovci.