Numri i azilkërkusve të dëbuar në 2018 është zvogëluar përsëri. Kjo krahasuar me dëbimet e vitit 2016 (25.375 dëbime ) dhe 2017 (23.966). Sipas Ministrisë të Brendshme Gjermane (BMI) në vitin që sapo lamë pas 2018 janë dëbuar rreth 23.500 azilkërkues, shkruan “Die Welt”, përcjell foldrejt.com.
Kjo është shifra e dëbimeve, kurse shifra e të kthyerve vullnetarisht poashtu ka shënuar zvogëlim nga viti në vit: në 2016 ( kishte 54.006 të rikthyer vullnetarisht), për të vijuar më pas 2017 (29.522) dhe 2018 me vetëm 15.962, përcjell foldrejt.com.
Megjithatë, në kohën kur në 2016 rreth 65 përqind e të rikthyerve vullnetarisht ishin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në 2018 kjo shifër është rreth 30 përqind.
Gjatë vitit të fundit numri më i madh i të rikthyerve ishte në: Irak (1.834), Shqipëri (1.562) dhe Rusi (1.371)./Foldrejt.com