Dibranët tash 100 përqind do votojnë për zonën 5

Tashmë është zyrtare. Pas rritjes së madhe të popullsisë në zonën numër 6, që përkundër çdo ligji normal vijonte të ekzistonte me kufijtë e shumë viteve më parë, me kërkesë edhe të partive maqedonase, parlamenti në Shkup rreth orës katër të mëngjesit ka votuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Me këto ndryshime, komunat Dibër dhe Mavrovë – Rostushë kalojnë nga Njësia e 6 zgjedhore kalojnë në Njësinë e 5 zgjedhore, informon foldrejt.com. 

Kjo do të thotë që në rast se deri tani në zonën 5 shqiptarët kanë fituar maksimum katër deputetë, tashmë, në rast se nuk përçahet vota shqiptare ata mund të fitojnë pesë ose gjashtë deputetë.

 Përpos kësaj është ndërhyrë edhe në 60 nene të Kodit zgjedhore, që janë në harmonizim me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Megjithatë, përsëri partitë maqedonase nuk kanë prekur zonën 3 dhe 4, ku vërtet kanë shumë më pak votues, por zgjedhin 20 deputetë, po aq sa zonat tjera ku ka shqiptarë.

Në kushte normale, më mirë do ishte që në Maqedoni të kishte një zonë zgjedhore./Foldrejt.com