Deti si koncept jetese…

Fëmija humbi këpucën në det.
(Shkroi në rërë: Deti është hajdut.)

Jo shumë larg, një peshkatar grumbulloi shumë peshq.
(Shkroi në rërë: Deti është fisnik.)

Një djalosh ra në fund të detit.
(Nëna e mërzitur shkroi në rërë: Deti të mbyt.)

Një burrë plak gjeti në det margaritarë.
(Në rërë shkroi fjalët: Deti është bujar.)

Erdhën valët e detit, e mbuluan rërën dhe u fshinë të gjitha shkrimet!

Jeta vazhdoi.
Mos e lodh veten për atë që të thonë njerëzit. Çdokush thotë atë që ka në mendje.
Fshiji gabimet që të vazhdojë vëllazëria dhe mos e fshi vëllazërinë për shkak të gabimit! Kur përballesh me të keqen, mos mendo për reagimin më të fuqishëm, por për reagimin më të mire!

Allahu në Kur’an thotë

وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ

Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.

( Fussilat: 34 )

Faruk Izairi