Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se konsiderohet që nuk ka kuorum për vendimmarrje.
Kësisoj duhet të përsëritet votimi i raundit të parë për president të ri të vendit.
“Përsëritja e votimit të parë të ndodhë menjëherë”, tha Glauk Konjufca.
Nga Kuvendi i Kosovës u bë e ditur se në raundin e parë të votimit morën pjesë vetëm 78 deputetë, që do të thotë nuk pati kuorum të mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit.