Derisa Kuvendi e kishte nisur shkarkimin e saj, Mizrahi nënshkruante vendime për punësime

Rashela Mizrahi ka sjellë vendime për ndryshime të personelit dhe autorizime me 14 shkurt, ditën kur në Kuvend është ngritur procedurë për shkarkimin e saj nga funksioni i ministrit teknik për punë dhe politikë sociale.

Këtë e bëri të ditur Qeveria pas seancës së mbrëmshme në të cilët u miratua vendimi për anulimin e vendimeve të sjellura nga Mizrahi.

“Në këtë seancë, Qeveria mori një vendim që të anulojë vendimet për ndryshimet e peronelit dhe autorizimet e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, të miratuara në 14 shkurt, ditën kur filloi procedura për shkarkimin e saj në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë Veriore”, thuhet në deklaratë. në një deklaratë të Qeverisë.

Mizrahi u pushua dje pas një seance të asamblesë maratonë që zgjati deri rreth orës pesë.