Der Spiegel: Pylli i humbur i Shqipërisë Lindore (FOTO)

Albanien / Shebenik-Jabllanica-Nationalpark

Magazina më e madhe e Europës “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull të gjatë parkut kombëtar të Shebenik-Jabllanicës, më konkretisht fshatit Fushë Studën, informon ekzkluzivisht në shqip foldrejt.com.

“Një natyrë e virgjër, ku banorët mikpritës mbijetojnë nga bujqësia, të gatshëm të ndihmojnë secilin për eksplorimin e natyrës për ndonjë para bakshish, aty ku malet e vjetra strehojnë kafshët në zhduke si Irisin dhe ku rriten bimë me veti të jashtëzakonshme shëruese si boronica, rozmarina dhe thymiane,” shkruan mes tjerash media më e madhe e Europës në artikullin me titull “Mali i humbur në Shqipërinë Lindore”.

Albanien / Shebenik-Jabllanica-Nationalpark

Në artikull përmendet edhe një burrë me emrin Fatmir Tupi (56) i cili gatuan për të ndihmuar gruan dhe që uron vendi i Fushë Studen të ketë më shumë turistë për të mbijetuar si fshat.

Një pjesë e parkut me 339 kilometra katrorë është e mbrojtur nga UNESCO, kurse rëndësi të veçantë për turistët e huaj akoma mbesin bunkerët e ndërtuar nga koha e komunizmit.

“Kemi mjaft ujë dhe dru. Por mungon jeta, jo vetëm për të mbijetuar,” thonë mikpritësit e Fushë Studenit për Der Spiegel.

 

Albanien / Shebenik-Jabllanica-Nationalpark

Më tutje në artikull flitet edhe për majat mbi 2000 metra të larta të Fushë Studenit, ku në ditët e kthejllta mund të shihet edhe Adriatiku, si dhe për ujëvarat e shumta.

Për artikullshkruesin gjerman nuk kishte si të mungonte edhe pushtimi i protestave opozitare në vend.

Zhvillimin e këtij rajoni të gjelbër Europian është shmangur si pasojë e korrupcionit të madh në vend, ku paratë publike nuk shfrytëzohen ashtu siç janë paraparë. Për këtë po zhvillohet demonstrata mbarëpopullore në Tiranë. Kjo thuhet nga çdokush në Shqipëri, por pas dyerve të mbyllura, përcjell foldrejt.com.

Në fund artikulli flet edhe për Beratin e “Njëmijë e një dritareve” dhe për tokën alpike shqiptare, që vërtet të ngjason me Toskanën./Foldrejt.com

Albanien / Shebenik-Jabllanica-Nationalpark

 

Albanien / Shebenik-Jabllanica-Nationalpark
Albanien / Shebenik-Jabllanica-Nationalpark
Albanien / Shebenik-Jabllanica-Nationalpark
Albanien / Shebenik-Jabllanica-Nationalpark