“Ne jemi shteti!”: Në vendet e Ballkanit Perëndimor po protesojnë banorët kundër pakënaqësive që kanë ndaj qeverive të korruptuara dhe autoritare. Për protestuesit nuk vlen më BE-ja si shpresë – lindën pyetja pse?, shkruan fillimisht magazina më e madhe e Europës, Der Spiegel, përcjell ekskluzivisht foldrejt.com.
Artikulli në faqen kryesore të SPIEGEL flet rreth protestave aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe sesi BE-ja dita ditës po humb reputacionin e saj në rajon. Sipas artikullit në fjalë, mbështetja e udhëheqësve autoritarë dhe “demokracive në dukje” apo injorimi i protestave masive në rajon, janë shembulli më i mirë i dështimit të BE-së në këto vende.
Si pjesë e protestave përmenden “Drejtësi për Davidin” në Banja Lukë të Bosnjës ku shteti nuk zbardh vrasjen e 21 vjeçarit serb, “Një nga pesë milionët” në Serbi ku persona të panjohur rrahën brutalisht një deputet opozitar serb në Krushevac; “Rezistencë”, ku protestuesit malazes u ngritën kundër udhëheqësit që e akuzojnë për korrupcion dhe kapje të shtetit Milo Gjukanoviqin, si dhe në Shqipëri me moto “Hajdutë!”, “Dorëheqje!”, si dhe “Ne jemi shteti!”, ku protestuesit opozitarë dhe artistë janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama.
Media gjermane përmend edhe hashtagun “#BalkanSpring”, pasi protestuesit e paprespektivë janë kundër korrupcionit, klientelizmit, krimit të organizuar në hierarkinë e qeverisë.
Pasi kujtohen protestat e ngjashme në 2014 në Bosnjë dhe “revolucioni laraman” në Maqedoni 2016, eksperti i Ballkanit Perëndimor, Vedran Dzihic thotë se “përherë të parë pas shumë vitesh në rajon, ka ardhur një moment, në të cilin shumë qytetarë nuk mundin më të mbyllin sytë karshi intrigave të klikës qeveritare.”
Më tej, Dzihic thekson se baza e protestave është për më shumë demokraci.
Dy dekada pas përfundimit të Luftës së Kosovës, rajoni ballkanik ndodhet mes eksodit dhe rebelizmit. Banorët e këtyre vendeve janë të lodhur nga shëndetësia katastrofale, sistemi i dobët arsimor, si dhe infrastruktura e keqe dhe problemet me ekologjinë (ajri i ndotur), përcjell foldrejt.com.
Pse ka humbur shpresa te BE?
Në paragrafin e fundit Der Spiegel tregon se Ballkani Perëndimor ka humbur shpresën edhe te Bashkimi Europian, pasi udhëheqësit e tyre autoritarë i paraqet si “partnerë”.
Edhe pas protestave të shumta në Serbi, Malin e Zi dhe Shqipëri, Bashkimi Europian bën thirrje për kthimin në parlament të opozitarëve (kupto: Shqipërinë), pasi kuvendi është vendi i dialogut politik.
Një diplomat i lartë europian me punë në Beograd, në kushte anonimiteti, thekson për SPIEGEL se “ne po jetojmë në kohën kur po zhbëhet politika europiane mbi Ballkanin Perëndimor. Në Komisionet e Brukselit duket se ka humbur koherenca dhe perceptimi. Një argument për këtë është se protestat masive në rajon nuk merren seriozisht.”
Kjo nënkuptohet edhe nga protestuesit, që në krahasim prej viteve të mëparshme, nuk mbajnë më shpesh: flamurin e BE./Foldrejt.com