Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të marrë vendim për faljen e të gjithë qytetarëve që u dënuan për mosrespektim të rregullave gjatë pandemisë.
Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se duhet të falen ata që janë dënuar e arrestuar, pasi që vendimet e ish-qeverisë Kurti ishin antikushtetuese.
“Të falen të gjithë qytetarët që u ndëshkuan duke u dënuar dhe arrestuar për shkak të vendimeve që ishin antiligjore, antikushtetuese, e që Kushtetuesja tha se ishin vendime antikushtetuese. Qeveria Hoti të marrë vendim për t’i falur të gjithë qytetarët që janë dënuar. Avokati i Popullit ka kërkuar dëmshpërblim, më e pakta që duhet të ndodhë është falja e të gjithë qytetarëve”, ka thënë ajo.