Situata e përballjes me pandeminë COVID-19 veçse është në një fazë mjaftë të vështirë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka deklaruar se brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës janë shënuar pesë vdekje nga COVID-19.
Sipas tij, situata është jashtë çdo kontrolli.
“Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale.Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen”, tha ai.