Personat depresivë kanë rrezikshmëri më të lartë që të vuajnë nga rrahjet çrregullta të zemrës, të cilat mund të shkaktojnë sulme dhe vdekje të parakohshme, ka treguar një studim i ri.

Megjithatë, kjo nuk shkaktohet nga ilaçet për trajtimin e depresionit. Ne fakt, medikamentet e tyre ulin rrezikun.

Hulumtuesit në Universitetin Aarhus në Danimarkë kanë analizuar mbi 700 mijë pacientë që kishin përdorë ilaçe për stabilizimin e disponimit nga viti 200 deri në vitin 2013. Këtu është përfshirë edhe periudha kohore prej një muaji para se ata të fillonin trajtimin me ilaçe.

Gjetjet tregojnë se personat që kishin përdorë antidepresantë kishin rrezik për tre fish me të lartë për çrregullime të rrahjeve të zemrës. Mirëpo rreziku ishte për shtatë herë më i lartë gjatë muajit kur pacientët nuk përdorën ilaçe.

Sipas shkencëtarëve gjithë ky studim mund të përmblidhet si një lidhje në mes të mendjes dhe zemrës.