E premte, 19 Prill, 2024

DEMA: S`KA AVANCIME ME FAVORE E AS REGJISTIME ME NDIKIME POLITIKE

Rektori i UP-së “ Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka deklaruar se asnjë profesor nuk është avancuar gjatë mandatit të tij me favore ose duke bërë plagjiaturë.

Në IMAZH të RTK-së, ai ka thënë se nëse argumentohet që një rast i tillë ka ndodhur në UP, prej kur ai është rektor, atëherë ai do të marr masa duke përfshirë edhe veten e tij.

Lexoni edhe..

Dema, po ashtu tha se për këto dy vijet e gjysmë, asnjë student nuk është pranuar pa meritë, por të gjithë sipas meritës.

Sa i përket ndikimeve politike, ai tha se ato janë eleiminuar dhe se tash nuk ka mundësi që ndokush të bëjë presione mbi stafin e UP-së për të regjistruar student pa meritë.

“Nuk mund të them që s’më ka kërkuar askush favor për të regjistruar ndonjë student, por mund të them se askujt nuk kam pranuar t’i bëjë favore”, ka deklaruar Dema.

Të ngjajshme