Samsung Electronics zbuloi sot Galaxy S20 Fan Edition (FE), anëtarin më të ri të serisë Galaxy S20. Galaxy S20 FE është një smartphone premium që përfshin risitë që adhuruesit e Galaxy na thanë se duan më shumë, të vëna në dispozicion me një çmim të arritshëm, duke filluar nga EUR 709.
COVID-19 trazoi botën që njihnim dhe teknologjia tani po luan një rol edhe më të rëndësishëm në jetën tonë. Kjo është arsyeja pse ne krijuam Galaxy S20 FE për të ofruar përvoja flagship për të arritur edhe më shumë konsumatorë. Samsung mori karakteristikat e zgjedhura të serisë Galaxy S20, të tilla si ekrani që ofron navigim super të lëmuar, një kamerë me fuqi AI, një procesor të përparuar, lidhje shumë të shpejtë, bateri gjithë ditën , hapësirë për ruajtje , me një dizajn premium, në mënyrë që të krijojë Galaxy S20 FE të ri.
Për të pasqyruar stilin tuaj personal, Galaxy S20 FE vjen në një përzgjedhje prej gjashtë ngjyrash të gjalla që i përshtaten çdo qëndrimi, pamjeje dhe personaliteti me elemente dizajni të tërhequra nga familja elegante Galaxy S20. Ngjyrat përfshijnë të Kuqe pastel, Portokalli Paster, të Purpurt pastel, Mente pastel, Blu marinë pastel dhe të Bardhë pastel . Ai gjithashtu përmban një efekt premium me teksturë të mjegulluar që minimizon gjurmët e gishtave dhe njollat.
Kur telefoni juaj është në qendër të jetës tuaj, gjithçka, nga dizajni te performanca, duhet të jetë një përvojë e shkëlqyer. Samsung pajisi Galaxy S20 FE me një procesor të përparuar për të mundësuar një përvojë të përsosur. Galaxy S20 FE është pajisja perfekte për navigim të lëmuar ose shikimin e një videoje, falë ekranit të saj 6.5-inç Infinity-O Super AMOLED me një shpejtësi freskimi super të lëmuar 120Hz.
Duke filluar nga 2 tetori 2020, Galaxy S20 FE do të jetë i disponueshëm gjerësisht përmes Samsung.com, operatorëve dhe shitësve me pakicë në internet. Porositë paraprake për Galaxy S20 FE fillojnë në Samsung.com 23 Shtator 2020. Çmimi i rekomanduar i shitjes me pakicë për S20FE LTE 128GB është EUR 709.P