Del LG G8S ThinQ

LG G8S ThinkQ është edhe një telefon i ri nga marka LG i cili ka dalë në shitje këtë muaj.

Ka një ekran prej 6.2 inçësh, ndërkaq kamerën e përparme e ka 8 megapikselë, katër më pak se ajo kryesorja.

Ndërkaq, sa i përket procesorit, është e pajisur me Qualcomm Snapdragon 855, me tetë bërthamë.

Për më tepër, memorien e ka 128 gigabajtë por që mund t’i shtohet përmes një karde të vogël SD.Bateria i vjen me 3550 miliameprë, dhe vlen të përmendet që është rezistent ndaj ujit, mundëson kyçjen përmes skanimit të gishtit, dhe vjen në tre ngjyra: Bardh pasqyrë, zi pasqyrë si dhe një kombinim gjelbër-kaltër pasqyrë për një çmim prej 769 eurosh.